Neymar “harron” Barcelonën, ja çfarë thotë për PSG

17:46 | 29 Shtator 2019

Neymar duket se ka kthyer dashurinë te PSG.

Neymar ka deklaruar se do të japë jetën në fushë për PSG-në. Braziliani ishte gjatë verës i përfolur në media se do t’i bashkohej Barcelonës por nuk ndodhi.

Tashmë kjo ka kaluar dhe sulmuesi mendon të japë më të mirën e tij te klubi francez. “Unë jam këtu për të ndihmuar PSG-në, për të përmbushur rolin tim si lojtar i këtij klubi. Do ta jap jetën time në fushë për të sjellë sukses në PSG dhe të festojmë së bashku”, ka thënë Neymar.

“Marrëdhënia ime me fansat është si ajo me të dashurën tuaj. Kur nuk jeni mirë, ju rrini pa folur. Por atëherë, me aq shumë dashuri dhe mallkim, gjithçka do të kthehet në normalitet”, ka deklaruar Neymar.

Komento: