Neymar i thotë ‘JO’ Real Madridit, shfaq interesim për këtë super skuadër

21:05 | 06 Qershor 2019

Neymar JR është një prej futbollistëve më në qendër të medieve në këtë kohën e fundit.

Ylli brazilian ka tërhequr vëmendjen më të madhe ditëve të fundit, por për fatin e tij të keq, jo për futbollin.

Neymar po akuzohet nga një vajzë braziliane për keqpërdorim, dhe punët nuk po ecin aspak mirë për yllin e Paris Saint Germain.

Por, anash këtyre ngjarjeve, skuadrat e mëdha evropiane nuk po ndalën së kërkuari shërbimet e tij.

Sipas spanjolles ‘Sport’, Neymar Jr ka refuzuar mundësinë për të kaluar tek Real Madrid, transmeton lajmi.

Lojtari do të preferonte që të kalonte tek ish skuadra e tij, Barcelona, thuhet në raportimet e mediumit spanjoll.

Edhe presidenti Florentino Perez edhe Jose Angel Sanchez kanë provuar të ‘rekrutojnë’ yllin brazilian nga Parisi.

Por, sulmuesi anësor nuk ka ndonjë dëshirë që të transferohet në Madrid, përkundrazi preferon kthimin në ‘Camp Nou’.

Komento: