Neymar jep lajmin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Neymar jep lajmin e madh

20:56 | 01 Qershor 2019

Futbollisiti brazilian, Neymar tashmë është në Top-Formë.

Neymar foli para gazetarëve brazilian se është në formë të mirë përpara Kupës së ardhshme Amerikane, e cila fillon brenda dy javëve.

Ai humbi dy sesione trajnimi për të pushuar gjurin e tij, të cilin e lëndoi gjatë stërvitjeve të ditës së martë.

“Jam mirë. Nuk kam ndonjë problem me gjurin”, tha shkurtimisht lojtari, i cili ka luajtur vetëm katër ndeshje për Paris Saint-Germain që kur u kthye në fushat e blerta në muajin prill, pasi u rikuperua nga një operacion në këmbën e djathtë.

Ndryshe, Neymar mbetet si një ndër lojtarët më përfolur rreth së ardhshmes mes klubit francez dhe atyre spanjolle.

Komento: