Neymar kontaktohet nga Guardiola

19:29 | 29 Maj 2023

Mes tensioneve në rritje mes Neymarit dhe Paris Saint-Germainit, si me tifozët ashtu edhe me drejtuesit e klubit, futbollisti mund të largohet në afatin kalimtar të verës nga “Parc des Princes”.

“L’Equipe” ka raportuar se braziliani është kontaktuar nga Pep Guardiola.

Trajneri i Manchester Cityt thuhet se kontaktoi Neymarin për ta pyetur rreth gjendjes së tij dhe synimeve përpara se të hapet zyrtarisht afati kalimtar i verës.

Megjithatë, sipas mediumit francez, gjasat që të 31-vjeçari të transferohet në “Etihad Stadium” duken të vogla.

Neymar pritet të rikthehet në stërvitje të plotë në fund të verës, pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një operacion i ligamentit të kyçit të këmbës, për të cilin stafi mjekësor i PSG-së do të shpresojë se mund t’i japë fund çështjeve të tij të lëndimeve të përsëritura gjatë disa sezoneve të fundit.

Në gjysmë-sezonin që luajti këtë vit, ai shënoi 13 gola në 20 paraqitje në Ligue 1, teksa në fund parisienët u shpallen kampionë për herë të 11-të në Francë.

Për reprezentuesin e Brazilit është raportuar se interesim kanë shfaqur edhe Chelsea e Manchester United.

Komento: