Man United nisin negociatat me Paris Saint-Germainin për Neymarin.
Drejtuesit e Manchester United dhe Paris Saint-Germain kanë nisur negociatat për transferimin e futbollistit brazilian Neymar në “Old Trafford”, sipas L’Equipe.
Gazeta franceze pretendon se kontaktet mes drejtuesve të dy klubeve janë vendosur pak ditë më parë dhe tashmë kanë nisur zyrtarisht negociatat.
Drejtuesit e klubit anglez aktualisht janë duke negociuar me drejtuesit e PSG-së dhe përfaqësuesit e futbollistit brazilian.
Neymar mbërriti në PSG gjashtë vjet më parë nga Barcelona për 222 milionë euro.
Futbollisti brazilian thuhet se është i pakënaqur me statusin e tij në klubin parisien dhe dëshiron të largohet në fund të sezonit.
Ai ka një kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2027.
Gazeta franceze thekson se futbollisti i Manchester United, Casemiro po i kërkon Neymar që të vazhdojë karrierën në klubin anglez.
Neymar luajti 29 ndeshje këtë sezon dhe shënoi 18 gola.