Neymar me deklaratë të papritur: Dua të luaj me këtë lojtar

13:47 | 26 Prill 2019

Neymar ka folur së fundi për lojtarin që mendon se do t’i përshtatëj më së miri lojës së tij.

Ylli brazilian gjatë një deklarimi për ‘FOX Sports’, ka pranuar se e pëlqen lojën e yllit të Chelsea, Eden Hazard, kur është pyetur se cilin lojtar do të dëshironte ta kishte për partner në sulm.

Kjo deklaratë e Neymar vjen në kohën e shumë spekulimeve në medie, kur flitet se braziliani dhe Eden Hazard mund t’i bashkohet Real Madridit në verën e këtij viti.

“Eden Hazard. Ai është një lojtar i madh, që e pëlqej shumë. Ka një stil të ngjashëm të luajturi me mua”, është përgjigjur Neymar, në pyetjen se me cilin lojtar do të dëshironte të luante, përcjell ‘lajmi’.

Kujtojmë se Neymar në vitin 2017, për 222 milionë euro ishte transferuar nga Barcelona te PSG.

Komento: