Neymar ka befasuar me deklaratën e tij për Suarezin.
Luis Suarez është kthyer mbrëmë në figurën tragjike të Uruguait, duke humbur penalltinë kundër Perusë.
Kombëtarja e Uruguait gjeti eliminimin nga Kupa e Amerikës, në përballjen kundër Perusë, e cila u vendos me ekzekutimin e penalltive.
Ishte lojtari i Barcelonës, Luis Suarez, ai i cili gaboi nga pika e bardhë, gabim që i kushtoi me eliminim kombëtares së tij.
Pas ndeshjes, lojtari shpërtheu në lot, por atij në krahë i doli ish shoku i skuadrës tek Barca, Neymar.
“Ngrihu. Ti je shumë i madh, vëlla. Të dua, mik” ka shkruar Neymar në Instagram, ku ka publikuar edhe videon e Suarez teksa qante.
Neymar nuk merr pjesë në garat e Kupës së Amerikës me Brazilin, pasi kishte pësuar një dëmtim në stërvitjet përgatitore të kombëtares.