Neymar me këtë veprim gëzon tifozët e Real Madridit

11:43 | 09 Gusht 2019

Duke postuar një fotografi në Instagram, Neymar ndezi imagjinatën e fansave të Realit.

Saga e vazhdimit të karrierës së Neymarit ende po vazhdon dhe nuk dihet se ku do ta shohim sulmuesin brazilian.

Reprezentuesi i Brazilit tashmë ka treguar dëshirën se nuk dëshiron të jetë pjesë e PSG-së dhe Barcelona e Real Madridi raportohet se mund të kenë shërbimet e lojtarit.

Futbollisti gjatë ditës së sotme ka shpërndarë një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet Zinedine Zidane dhe Ronaldo.

Mediat spanjolle dhe franceze shkruajnë sot se ky është sinjal i qartë se Neymar do të mirëpriste një kalim te madrilenët dhe të punonte me trajnerin Zidane.

Ai në asnjë mënyrë nuk dëshiron të qëndrojë në PSG dhe është i prirur të shkojë në Barcelona, por PSG nuk planifikon ta shesë atë në klubin nga i cili e bleu pa i parë në xhirollogarinë bankare rreth 250 milionë euro si dëmshpërblim.

Ndryshe, Neymar thuhet se i është ofruar edhe kampionit italian, Juventusit, si dhe disa klubeve tjera evropiane.

Komento: