Neymar merr lajmin e zi

14:29 | 19 Qershor 2019

Neymar ka marrë lajmin katastrofal.

Tek PSG, në Spanjë me Barcelonan apo Real Madridin, Neymar nuk do të ketë të drejtë të luajë për tre ndeshjet e edicionit të ardhshëm të Champions League.

UEFA publikoi vendimin në lidhje me sulmin që futbollisti brazilian bëri ndaj zyrtarëve të ndeshjes në sfidën që PSG u mund 3-1 nga Manchester United në Paris.

Kujtojmë që në atë ndeshje VAR akordoi penallti për “djajtë e kuq” në kohën shtesë dhe Rashford shënoi duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij.

Pas këtij momenti, Neymar që ishte i dëmtuar dhe e ndoqi ndeshjen nga stadiumi shkroi në Instagram një koment: “Go fuck yourselves” (shkoni q*** veten tuaj). Për këto fjalë UEFA nuk e ka falur 27-vjeçarin dhe i ka dhënë një dënim të rëndë, edhe pse ky veprim nuk është kryer në fushën e lojës. PSG e apeloi, por sërish sot UEFA bëri me dije se vendimi i parë mbetet në fuqi.

Komento: