Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR ka marrë një lajm shumë të keq.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka dënuar atë.
Edhe pse nuk është paraqitur në fushë tash e sa muaj, braziliani ka pranuar një dënim nga UEFA, dënim ky që ka të bëjë me sjelljet e lojtarit pas ndeshjes PSG – Man Utd.
Lojtari kishte postuar disa shkrime në ‘Instagram’ ku kishte kritikuar ashpër gjyqtarët e atij takimi të cilin skuadra e tij e humbi për tu eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Kështu, UEFA ka marrë vendim që të dënojë brazilianin me tri ndeshje mos lojë.
Më herët gjatë kësaj dite, shtëpia e UEFA kishte dënuar edhe kombëtaren e Malit të Zi, me mos prezencë të tifozëve, pas fyerjeve raciste në ndeshjen kundër Anglisë.