Neymar mori ‘goditjen’ më të rëndë nga Presidenti i PSG-së

18:22 | 17 June 2019

Duket se Neymari i ka dyert e hapura për t’u larguar nga skuadra aktuale.

Mbappe është i paprekshëm te PSG-ja, por jo edhe Neymari. Al Khelaifi ia ka hapur dyert brazilianit.

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi, në një intervistë për “France Football”, ia ka hapur dyert Neymar Juniorit.

Duke thënë se Kylian Mbappe do të qëndrojë “200% në Paris”, ai thumboi Neymarin, sipas të cilit “askush s’e ka detyruar të vijë në PSG”.

Kështu, Al Khelaifi e ka lënë të hapur mundësinë që nëse vjen ndonjë ofertë e mirë nga Barcelona apo Real Madridi – skuadrat më të interesuara për 27-vjeçarin, do ta lë të largohet.

“Dua lojtarë që japin gjithçka dhe që e mbrojnë me dinjitet këtë fanellë dhe i bashkohen projektit. Ata që nuk duan, apo nuk kuptojnë, do të flasim. Ka kontrata natyrisht, duhet respektuar, por projekti tani është që të jemi të bashkuar. Neymarin nuk e ka detyruar askush që të vijë. Erdhi sepse e dinte se po i bashkohej një projekti”, deklaroi Al Khelaifi.

Neymar ka bërë 58 paraqitje në dy sezone me PSG-në, ka shënuar 51 gola dhe ka dhuruar 29 asistime.

Komento: