Është përfoluar gjatë një kthim i Neymarit te Barça.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka hedhur poshtë raportimet se Neymar mund të kthehet në Camp Nou nga Paris Saint-Germain.
Ka kohë që shkruhet se braziliani ka pasur një lidhje me ish klubin, duke u theksuar se është jo i lumtur me vendimin që t’i bashkohet klubit francez për 222 milionë euro.
Bartomeu këmbëngul se nuk ka pasur ndonjë kontakt të vënë dhe ka qartësuar se PSG nuk do që ta shes yllin e saj.
“Nuk kam folur kurrë me ta, as babai apo futbollisti nuk më kanë thirrur për një kthim. Nuk ka thirrur pra”.
“Jemi duke u përgatitur për sezonin e ri dhe emri i Neymar nuk është në tavolinë”.
“Jemi duke folur për një futbollist të PSG-së dhe nuk mendoj se PSG e lejon që t’i largohet një lojtar si ai”.