Neymar në Barcelonë? Zbulon gjithçka braziliani

10:57 | 17 Dhjetor 2019

Neymar, ka hedhur poshtë lajmet se e lidhin atë me një largim nga Paris Saint-Germain për t’u rikthyer në Spanjë.

Ish sulmuesi i Santos u largua nga Camp Nou për Paris Saint-Germain në verën e 2017 për një tarifë rekord botëror prej 222 milion €, por lajmet vazhdojnë të sugjerojnë se ai mund të jetë i hapur për një largim nga parisienët,përcjell ORAinfo.

Neymar ka qenë vazhdimisht i lidhur me një rikthim në Spanjë që nga largimi i tij me gjigantët katalunas dhe Real Madrid thuhet se është i prirur për një transferim të ardhshëm.

“Pse do të doja të largohesha nga PSG? Sot jam një parizian dhe jap 100%. Do të jap gjithçka në fushë për të fituar me PSG. Asnjëherë nuk kam dashur të lëndoj njeri.

“Në Barcelona jetohet futboll me më shumë intensitet, kam mësuar shumë dhe kjo është arsyeja pse u ndjeva kaq mirë atje.

“Unë u largova sepse doja gola të rinj. Nuk kishte asnjë lidhje me fitimin e Topit të Artë ose të qenurit në të njëjtin ekip si Messi”, ka thënë Neymar për France Football./ORAinfo/

Komento: