Neymar në Real Madrid apo Barcelonë? Flet ish-shoku i skuadrës

12:48 | 11 Gusht 2019

Neymar JR do të largohet nga PSG gjatë këtij afati kalimtar dhe e ardhmja e tij po shihet në Barcelonë ose Real Madrid.

Ylli i Barcelonës, Carles Alena, ka komentuar situatën e yllit të PSG, Neymar JR.

Neymar JR është i vendosur të largohet nga PSG gjatë këtij afati kalimtar, madje a bërë të ditur se nuk do të paraqitet në ndeshjen hapëse në Ligue 1.

Lojtari është lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, por së fundmi në garë për të janë edhe Real Madrid.

Lidhur me këtë situatë interesante të lojtarit ka folur edhe Alena, i cili ka shprehur dëshirën që Neymar të kthehet tek Barca.

“Do të ishte e dhimbshme nëse Neymar shkon tek rivalët tanë, e sidomos pasi luajti me ne” ka thënë Alena fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Shpresojmë se ai do të kthehet. Ai është spektakolar, një nga më të mirët në botë.”

“Nëse ai kthehet do të ishte nënshkrim i jashtëzakonshëm, do të ishte mënyrë e mrekullueshme për ta mbyllur merkaton. Ai do të na përmirësonte të gjithëve” ka thënë ndër të tjerash mesfushori i Barcës.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Barca nuk janë të gatshëm të ofrojnë para për Neymar, duke lënë si mundësi të vetme shkëmbimin.

Komento: