
Sergio Ramos e ka vlerësuar shënjestrën e Real Madridit për Neymar si një nga tre lojtarët më të mirë në botë.
Braziliani është lidhur me një rikthim në Spanjë, me Los Blancos dhe rivalin Barcelona që shihet si pika potenciale zbarkimi, dhe mbrojtësi ka folur se si ndjehet për yllin e PSG.
“Neymar është një lojtar më i mirë, në mesin e tre më të mirëve në botë,” u tha Ramos gazetarëve, përcjell ORAinfo.
Ndryshe, trajneri i PSG-s ka paralajmëruar se Neymar sot mund të inkuadrohet në ndeshjen që do të zhvillojë sot klubi i tij në kampionatin francez. /ORAinfo/
