Neymar nuk duron më, largohet nga PSG

14:28 | 17 Korrik 2019

Neymar është i vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, raporton Mundo Deportivo.

Ylli i Brazilit nuk arriti në ditën e parë të trajnimit të Parisienët dhe thuhet se po kërkon të transferohet te një klub tjetër, përcjell ORAinfo.

Një kthim në Barcelonë thuhet se është opsioni i tij i preferuar, por katalanasit nuk janë të interesuar ta sjellin atë përsëri në Camp Nou.

Lëvizjet në Manchester United dhe Bayern Munich janë gjithashtu opsione të tij./ORAinfo/

Komento: