Neymar përballet me vendimin më të rëndësishëm në jetën e tij.
Ylli i Paris Saint Germain, Neymar, po përballet me vendimin më të vështirë të jetës së tij, pretendon Mundo Deportivo.
Gazeta raporton se Neymar duhet të bëjë një sakrificë të madhe financiare prej 30 milionë euro, nëse dëshiron të rikthehet në ‘Camp Nou’.Braziliani aktualisht fiton 51 milionë euro në sezon te PSG, duke llogaritur edhe shpërblimet.
Te Barcelona, Neymar do të duhet të pranojë një pagë vjetore prej 20 milionë euro, që i bije 30 milionë euro më pak sesa merr te PSG.
Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona, dhe shansi i tij i fundit do të jetë këtë verë, kështu që para tij, ndodhet një vendim jo i lehtë.