Neymar po punon shumë, nuk dëshiron ta humbë ndeshjen kundër Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Neymar po punon shumë, nuk dëshiron ta humbë ndeshjen kundër Barcelonës

00:02 | 26 Shkurt 2021

Neymar po punon shumë që të jetë gati për Barcelonën.

Mungoi në fitoren e madhe në ‘Camp Nou’ prej 4-1, por Neymar nuk dëshiron të humbasë sfidën e kthimit në ‘Parc des Princes’.

29-vjeçari i Paris Saint Germain po punon shumë që të kalojë shqetësimet që ia mohuan takimin në fushë me shokun e ngushtë, Lionel Messin.

Ai vazhdon të stërvitet shumë dhe ka zëra se do të jetë gati për sfidën e dytë, ku Barcelonës do t’i duhet mrekullia për t’i ndryshuar gjërat.

Sfida e kthimit do të zhvillohet të mërkurën me 10 mars në Francë, në ‘Parc des Princes’.

Komento: