Neymar po rikthehet tek Barcelona, bën veprimin që nuk e priste askush

22:08 | 24 Qershor 2019

Leo Messi sot ka festuar ditëlindjen.

Philippe Coutinho dhe Arthur janë disa nga yjet e Brazilit në Camp Nou që po ashtu kanë uruar bashkë me shokët e tyre të skuadrës.

Neymar e ka uruar për ditëlindje Lionel Messi në rrjetet sociale duke nxitur kështu thashethemet që superylli i Brazilit do të rikthehet në Barcelonë.

Paris Saint-Germain raportohet se dëshiron që ta shet Neymarin me presidentin Nasser Al-Khelaifi që në një intervistë të rrallë tha se kampionët e Ligue 1 nuk do të tolerojnë “sjellje të tilla”, në atë që thuhet se ai tani dëshiron ta largojë atë nga skuadra.

“Urime ditëlindja, vëlla”, ka shkruar Neymar në Storyn e tij në Instagram. “Bekimi i Zotit qoftë me ju gjithmonë”.

Komento: