Neymar prej se ka kaluar në PSG ka munguar plotë dy vite

12:38 | 07 March 2023

Neymar ka pasur shumë probleme fizike prej kur mbërriti te PSG në vitin 2017 nga Barcelona.

Së fundmi, 31-vjeçari dëmtoi kaviljen dhe është i detyruar t’i nënshtrohet një operimi, që i bie se sezoni aktual konsiderohet i përfunduar për yllin braizlian.

Ai do të humbasë edhe ndeshjen e rëndësishme ndaj Bayern Munich në Gjermani.

Kështu, rezulton se gjatë këtyre viteve Neymar ka qëndruar jashtë fushe për plot 731 ditë, thënë ndryshe dy vite.

Sa i përket numrit të ndeshjeve, braziliani ka humbur deri më tani 104 ndeshje të PSG për shkak dëmtimi.

Neymar ka humbur plot 37.5 të ndeshjeve, teksa në aspektin fizik është edhe një nga arsyet përse kryeqytetasit po tentojnë të lirohen nga sulmuesi sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh edhe pagën e tij.

Komento: