Ylli brazilian Neymar është i përkushtuar ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain, megjithëse verën e kaluar e kishte kërkuar largimin për t’u kthyer në Barcelonë.
Neymari dëshiron të qëndrojë në PSG, edhe pse gjiganti francez ende nuk i ka nisur bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së tij, sipas Le Parisien.
Kontrata e Neymarit, njëlloj si e Kylian Mbappes, mbaron në verën e vitit 2022, por asnjëri prej tyre nuk është as afër vazhdimit të marrëveshjes për të qëndruar në Paris.
Sipas gazetës franceze, Neymari është i përkushtuar të qëndrojë në kryeqytetin francez, por është i zhgënjyer pse klubi ende nuk i ka nisur bisedimet për marrëveshjen e re.
PSG-ja nuk pranoi ta shiste 28-vjeçarin në Barcelonë verën e vitit 2019, përkundër përpjekjeve të mëdha të kësaj të fundit për ta ribashkuar brazilianin me kapitenin e skuadrës, Lionel Messi.
Megjithatë, gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Neymar e sheh veten në PSG edhe më gjatë.