Neymar qëndron në PSG, kështu reagoi kur mori vesh lajmin

22:47 | 04 Shtator 2019

Ka dështuar kalimi i yllit Brazilian në Barcelona.

Neymar do të kalojë edhe sezonin 2019/2020 te Paris Saint Germain.

Braziliani ishte i lidhur me një rikthim te Barcelona, vetëm dy vjet pasi u largua nga ‘Camp Nou’ drejt ‘Parkut të Princave’.

Sipas Guillem Balague, PSG e vlerësoi lojtarin 194 milionë euro, ndërsa Barcelona ofroi 107 milionë euro, 13.5 milionë euro bonuse dhe tre lojtarë

Bisedimet mes dy klubeve nuk sollën finalizimin e këtij transferimi, duke bërë që Neymar të qëndrojë në Francë.

Dështimi për të arritur një marrëveshje, ka sjellë shumë trishtim te Neymar.

Sipas ‘Esporte’, 27 vjeçari nuk ka mundur të ndaloi së qari kur mori lajmet se do të qëndronte te PSG, përcjell lajmi.

Neymar thuhet se reagoi me rritim dhe zemërim që PSG nuk arriti një marrëveshje. Ata që e rrethojnë thonë se kurrë nuk e kanë parë aq të pikëlluar.

Komento: