Neymar pritet të largohet nga PSG gjatë verës.
Ylli brazilian ka qenë një objektiv i vjetër për Real Madrid.
Ish agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro deklaroi se presidenti Florentino Perez akoma ëndërron transferimin e brazilianit në Santiago Bernabeu.
Sipas agjentit, Perez dëshironte transferimin e Neymar qysh prej kohës sa ishte tek Santos dhe kjo dëshirë nuk është shuar as ditëve të sotme.
‘Vitin e kaluar, në maj isha në zyrën e Florentino Perez dhe ai vetë më tha se dëshironte transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll’- deklaroi për fund Ribeiro.
Braziliani ka një çmim shumë të lartë dhe ky mund të jetë një problem që mund ta pengoj transferimin në Bernabeu.