Neymar – Real Madrid, vjen lajmi i papritur

12:08 | 24 Shkurt 2019

Kohëve të fundit është folur për një kalim të mundshëm të Neymarit tek Real Madridi.

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al – Khelaifi ka komentuar këta zëra.

Braziliani si në çdo afat kalimtar, ka filluar që tani të rrethohet me spekulimet për largimin nga Franca.

Presidenti i PSG ka thënë së fundmi se Real Madrid e dinë që Neymar nuk është në shitje, duke hedhur kështu poshtë zërat për një largim të mundshëm.

“Asnjë skuadër në botë nuk ka nevojë të na telefonojnë për Neymar apo ndonjë lojtarë tjetër” ka thënë ai për ‘Marca’.

“Real Madrid e dinë shumë mirë se Neymar nuk është në shitje dhe se lojtari nuk do të largohet nga PSG gjatë verës. Kemi raporte të shkëlqyera me Neymar dhe babanë e tij” ka thënë ndër të tjerash Al – Khelaifi.

Neymar nuk është paraqitur me PSG që nga janari, si pasojë e një lëndimi në këmbë, dhe mund të mungojë edhe për një muaj.

Megjithatë, ai duket se akoma mban primatin në projektet e PSG për të ardhmen.

Komento: