Neymar s’do kthehet deri në ndeshjen kundër Bayernit?

00:16 | 20 February 2023

Neymar mund të mos kthehet deri në ndeshjen kundër Bayern Munchen.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar u largua nga loja në Ligue 1 kundër Lille.

Braziliani nuk arriti që ta përfundojë ndeshjen, për shkak se në fillim të pjesës së dytë me PSG që po udhëhiqte, ai pati një lëndim ku u largua me barelë derisa mbante me duar kokën dhe qante.

Duket që gjuri i tij është lënduar përsëri seriozisht, përsëri në kohën kur filloi Liga e Kampionëve. PSG do të dëshironte që ta merrte Neymar në Bayern Munchen.

Duhet të theksojmë që edhe gjatë Botërorit në Katar, braziliani kishte marrë një lëndim serioz në kyçin e njëjtë. Neymar pësoi një lëndim gjatë fazës së grupeve.

Edhe njëherë, duket se PSG do ta këtë një detyrë edhe më të vështirë në Ligën e Kampionëve. Gara e tyre është kundër gjigantëve gjerman, Bayern Munchen, ndaj të cilëve humbën me rezultat 0-1 në shtëpi në ndeshjen e parë.

Komento: