Ylli brazilian Neymari refuzon kontratën e re të PSG-së.
Superylli brazilian Neymar ka refuzuar kontratën e re 100 milionë euro të Paris Saint-Germaini, pasi po synon të rikthehet te Barcelona, shkruan “Mundo Deportivo”.
Neymar është i gatshëm të pranojë ulje page për t’u kthyer te Barcelona.
Sulmuesi 28-vjeçar me Parisin ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Ai iu bashkua klubit kampion të Francës nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shifër rekorde prej 222 milionë euro.