
Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel thotë se klubi i tij është i gatshëm të shesë Neymar nëse nënshkruajnë një zëvendësim, duke spekuluar te Paulo Dybala.
Neymar është lidhur shumë me një rikthim në Barcelona gjatë gjithë verës, ndërsa raportohet se PSG do të takojë përfaqësuesit e Dybala të Martën përpara një transferimi të mundshëm për sulmuesin e Juventusit, përcjell ORAinfo.

“Ne duhet ta zëvendësojmë atë para se ta shesim”, tha Tuchel pas humbjes 2-1 të gjigantëve francezë ndaj Rennes të Dielën./ORAinfo/