Neymar tek Barcelona? Ylli i madh bën deklaratën ‘bombë’

20:09 | 25 Korrik 2019

Po vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm te Neymar tek Barcelona.

Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se Neymar është spektakolar, një djalë i mirë dhe i përulur.Neymar dhe Xavi kanë luajtur të bashku te Barcelona, ku kanë arritur shumë suksese.

Braziliani tani vazhdon të lidhet me një rikthim te Barcelona nga skuadra e PSG.“Për sa i përket futbollit, ai është një ‘bombë’, ai është spektakolar”, ka thënë Xavi.

“Unë e konsideroj një djalë të mirë, të përulur, që punon shumë dhe që dha më të mirën e tij te Barcelona”

“Por, është Barcelona që duhet të ndërmerr vendim. Unë dua më të mirën nga Barca. Nëse dikush mund të garantojë që Neymar do të ketë sërish sukses te Barcelona, unë do të isha i pari që do të dëshiroja që të kthehej”.

Komento: