Fituesi i Kupës së Botës me Francën, Emmanuel Petit, mund të shohë yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, të lulëzojë në Ligën Premier tek dy nga skuadrat më të mëdha.
Neymar është lidhur me një largim nga PSG dhe transferim te Manchester United këtë javë, ndërsa Petit thotë se do t’i përshtatej edhe ish-klubit të tij, Arsenalit.
“Mmendoj se Neymar do t’i përshtatet çdo klubi të madh. Nëse ai vjen në Arsenal, do ta doja dhe mendoj se do ta pëlqente gjithashtu. Mendoj se ai do të shijojë futbollin teknik dhe stilin e Arsenalit. Ai do të donte të të luajë me lojtarë më të rinj pasi ai vetë është mjaft i pjekur”, ka thënë fillimisht Petit për Genting Casino.
“Unë mendoj se ai do të jetë i lumtur të shkojë në Arsenal nëse është kështu. Ai mund të luajë në të majtë dhe në të djathtë, dhe për shkak të dëmtimeve të kyçit të këmbës ai mund të jetë një lojtar në rotacion”.
“Nëse ai shkon te Man Utd, do të jem shumë i lumtur për ta dhe Ligën Premier. Ata kanë Rashford dhe Sancho të cilët mund të menaxhojnë të dy krahët, por gjithashtu kanë aftësitë për rotacion kështu që Neymar mund të përshtatet lehtësisht në atë cikël”, përfundoi ish-ylli francez.
Paris Saint-Germain e vlerëson Neymarin rreth 50-60 milionë euro, por thuhet se është gati të lejojë largimin e tij edhe në huazim.