Neymari doli me lot në sy nga ndeshja pasi mori një lëndim të rëndë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Neymari doli me lot në sy nga ndeshja pasi mori një lëndim të rëndë

23:16 | 24 Nëntor 2022

Neymari frikëson Brazilin, doli me lot në sy nga ndeshja pasi mori një lëndim të rëndë.

Neymar ka sjellë frikë te Brazili, pasi ka pësuar një lëndim sonte në ndeshjen ndaj Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Grupin G, kombëtarja braziliane shënoi fitore me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Neymar u detyrua të largohet nga loja në minutën e 79-të.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, që sipas pamjeve të para duket se ka marrë një lëndim të rëndë.

Gjithashtu, 30-vjeçari u pa me lot në sy pas largimit nga ndeshja shkaku i këtij lëndimi.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë shkalla e lëndimit të Neymarit.

Komento: