Neymari mund të dënohet rëndë, ja për ҫfarë po hetohet nga UEFA

21:57 | 13 March 2019

Neymari duket se është i rrezikuar që të marrë një dënim mjaftë të rëndë.

Neymar e komentoi të turpshëm veprimin e arbitrit, duke vënë në diskutim autoritetin e zyrtarëve të VAR. Braziliani nuk ishte i pranishëm në sfidë për shkak të dëmtimit, mirëpo komentoi ashpër vendimin kur gjyqtari akordoi një penallti në fundin e takimit, që eliminoi francezët nga Championsi.

“Është e turpshme, ata përcaktojnë katër persona që nuk dinë asgjë nga futbollit, për të parë përsëritjet e VAR. Si mund të mbajë një futbollist dorën e tij pas shpine. Shkoni në të sëmës”, shkruante Neymar në “Instagram”.

Ditën e sotme UEFA konfirmoi nëpërmjet një komunikate se do të hetojë mbi komentet e bëra nga Nejmar.

“Bazuar në nenin 31 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, ka startuar një hetim disiplinor në lidhje me deklaratat e bëra nga futbollisti i PSG-së, Neymar Jr., e referuar pas ndeshjes së lartpërmendur. Në vijim do të publikohen informacione në lidhje me hetimet”, ka shkruar UEFA në një komunikatë zyrtare.

Komento: