Neymarit i ndodh e papritura

16:00 | 20 Dhjetor 2019

Neymarit I bie çmimi për herë të parë në karrierë.

Transfermarkt, faqja e specializuar në tregun e transferimeve, ka ulur çmimin e Neymar për herë të parë në karrierën e tij.

Pothuasje 11 vjet pasi filloi karrierën e tij profesionale, vlera e tergut të Neymar në Transfermarkt ka rënë për herë të parë.

Kalimi te PSG, lëndimet e shpeshta kanë bërë që Neymar të humbas vlerën e tij, përcjell lajmi.

Ishte shkurti i vitit 2009, kur Neymar për herë të parë u përfshi në sistemin e vlerave të Transfermarkt.

Rritja në karrierë, transferimi te Barcelona dhe pastaj te PSG, bën që Neymar të kap vlerën prej 180 milionë euro.

Në përditësimin e fundit të kësaj faqe, Neymar vlen 160 milionë euro, që është hera e parë në karrierë që braziliani pëson rënie.

Komento: