Nga ҫfarë po rrezikohet Sergio Ramos? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nga ҫfarë po rrezikohet Sergio Ramos?

13:59 | 03 Shkurt 2019

Lëndimi i Sergio Ramos nuk ishte serioz, e ky është një lehtësim për Real Madridin.

Por, përfshirja e tij kundër Alavesit këtë të diele mbrëma nuk është e sigurt, për shkak se ai rrezikon pezullimin.

Santiago Solari mund t’i pushojë disa lojtarë për ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, por Ramos është aq i rëndësishëm për Los Blancos saqë mospërfshirja e tij në lojë do të ishte rrezik i madh.

Meqë Raphael Varane mungon shkaku i pezullimit, ka shumë pak alternativa për ta zëvendësuar Ramosin, prandaj do të jetë e vështirë për trajnerin argjentinas të lërë spanjollin jashtë skuadrës të dielën.

Ramosi me kartonin e radhës e arrin numrin e kartonëve të verdhë për pezullim me një ndeshje moslojë. Nëse ndodh, atëherë ai do të mungojë në derbin madrilen të shtunën ndaj Atletico Madridit.

Komento: