Nga 1 janari, në Gjilan kanë kërkuar fletëkalime 34 nxënës për të shkuar jashtë vendit

10:03 | 11 Mars 2024
nga-1-janari,-ne-gjilan-kane-kerkuar-fletekalime-34-nxenes-per-te-shkuar-jashte-vendit


Numër i lartë që kanë kërkuar fletëkalime për të dalë jashtë vendit është edhe në Gjilan.

Sipas Drejtoreshës së Arsimit, Albana Demiri, pas 1 janarit janë lëshuar 34 fletëkalime për nxënës.

Ajo tha se disa prej tyre kthehen, e disa kanë shkuar për të jetuar jashtë vendit.

“Sipas listës, pas 1 janarit që kanë kërkuar fletëkalime janë 34 nxënës. Ky numër përfshin të shkollës fillore, dhe të mesëm. Disa prej tyre kthehen, disa kanë bërë bashkim familjar jashtë, kanë shkuar në Zvicër, Gjermani, Francë, Finlandë”, u shpreh ajo për Front Online.

Komento: