Nga 1 janari Zvicra e ndalon “Burkën” në hapësirat publike

17:38 | 06 November 2024
nga-1-janari-zvicra-e-ndalon-“burken”-ne-hapesirat-publike

Zvicra do ta ndalojë mbulimin e fytyrës në hapësirat publike.

Ky vendim hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2025.

Kjo u bë e ditur përmes një deklarate nga qeveria zvicerane, të mëkurën.

“Ndalimi i burkave” siç njihet edhe ndryshe kjo, kishte kaluar në një referendum të vitit 2021 e që u dënua nga shoqatat myslimane, ishte iniciuar nga i njëjtë grup që pati organizuar ndalimin e minareve të reja në vitin 2009.

Sipas Këshillit Federal, çdokush që mbulon fytyrën do të gjobitet deri në 1 mijë franga, shkruajnë mediat zvicerane.

Ky ndalim nuk vlen për avionët dhe ambientet diplomatike e konsullore, ndërsa fytyrat mund të mbulohen në vendet e adhurimit, ka thënë qeveria.

Mbulimi i fytyrës do të mbetet i lejuar për arsye që lidhen me shëndetin dhe sigurinë, për zakone vendase ose për kushtet e motit, shtoi qeveria.

Ajo po ashtu do të lejohet për qëllime artistike apo argëtuese, si dhe për reklamim.

“Nëse këto mbulime janë të nevojshme për mbrojtje personale në ushtrimin e lirisë së shprehjes, ato duhet të lejohen nëse autoriteti përgjegjës

Komento: