Nga data 1 qershor pritet që të hapen çerdhet dhe kopshtet.
1 qershori duket se do të jetë një ditë e veçantë për vogëlushët. Jo sepse është dita e tyre, por për faktin se ata mund ti rikthehen kopshteve dhe çerdheve pas një periudhë gati 3 mujore.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e hapjes, duke theksuar se nëse situata do të jetë e qëndrueshme çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 Qershori.
“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët ëe vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.