Edhe sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë shprehur preferencat e tyre sa i përket partive politike.
Në një sondazh të realizuar live në Kanal10, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para.
Nga 100 telefonata të realizuara, PDK-ja ka dalë fituese me 42 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 vota.
Në ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë shprehur përkrahjen që e kanë edhe për VV-në, AAK-në dhe partitë e tjera politike.
Kësisojë pas marrjes së 100 telefonatave, PDK ka dalë fituese me 42, e pasuar nga LDK me 29, e treta ka dalë Vetëvendosje me 20 %, ndërsa AAK ka marrë 8 dhe Lista për familjen 1. /Gazeta10/