Nga 11 nëntori paraqitet dëshmitari i parë në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës

17:17 | 26 Shtator 2024
nga-11-nentori-paraqitet-deshmitari-i-pare-ne-gjykimin-e-sabit-januzit,-ismet-bahtijarit-dhe-haxhi-shales

Dëshmitari i parë i prokurorisë në çështjen gjyqësore të Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës në Gjykatën Speciale të Kosovës, do të paraqitet nga 11 deri më 15 nëntor të këtij viti.

Në konferencën e përjavshme të Speciales u tha se Trupi Gjykues caktoi konferencat përgatitore për gjykim nga 7 deri më 9 tetor, nga ora 9:30 deri 17:30, ku 10 dhe 11 tetori janë ditë rezervë në rast se nevojitet kohë shtesë.

“Përveç Trupit Gjykues, në seancat pritet të jenë të pranishëm Prokuroria, Mbrojtja dhe Zyra Administrative. Trupi Gjykues urdhëroi Prokurorinë dhe Njësinë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve të japin informacion të përditësuar në lidhje me sigurinë e dëshmitarëve dhe çështjeve lidhur me ta”.

“Trupi Gjykues urdhëroi gjithashtu palët të dorëzojnë çdo parashtrim relevant para konferencave përgatitore, për shembull lidhur me statusin e hetimeve ose dëshmitarë të cilët synojnë të thërrasin”.

” Trupi Gjykues bëri të ditur gjithashtu se seancat gjyqësore do t’i caktojë në një mënyrë që shfrytëzon plotësisht kohën në dispozicion në sallë të gjyqit dhe kërkoi nga Mbrojtja të bëjë të gjitha organizimet e nevojshme për të qenë të dispozicion të paraqiten gjatë seancave të caktuara. Trupi Gjykues urdhëroi palët të japin arsyet për çdo parashtrim konfidencial dhe të bëjnë të ditur kur ato të mund të riklasifikohen. Data e parashikuar për fillimin e gjykimit është 11 nëntori, ku dëshmitari i parë i Prokurorisë pritet të paraqitet midis 11 dhe 15 nëntorit”, u tha në konferencë. /Klankosova

Komento: