Liga e Kampionëve nga 7 deri më 31 gusht.
UEFA pritet të njoftojë gjatë javës se planifikon ta organizojë Ligën e Kampionëve nga 7 deri më 31 gusht. Plani është që një ndeshje të luhet çdo tri ditë deri në finale më 29 gusht.
Organi qeverisës i futbollit evropian e ka caktuar një varg takimesh për të martën, të mërkurën dhe të enjten e javës që po vjen, për të biseduar për mënyrën e përmbylljes së sezonit 2019/20 midis pandemisë koronavirus, transmeton Gazeta Express.
Sipas Sky Sport Italia, ideja është që garat e klubeve të zhvillohen nga 7 gushti, menjëherë pasi të jenë përmbyllur ligat vendore.
Opsioni më i mundur është që ndeshjet e kthimit te mbetura nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, Real Madrid-Manchester City, Juventus-Lyon, Bayern Munich-Chelsea dhe Barcelona-Napoli, të zhvillohen më 8 gusht.
Pas kësaj, ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale vajtje-ardhje të zhvillohen çdo tri ditë dhe pastaj finalja.
Kjo i bie që ndeshjet gjysmëfinale të luhen më 18-19 dhe 21-22 gusht, pastaj finalja më 29 gusht në Stamboll.
Si pasojë, faza grupore në sezonin e ardhshëm 2020/21 në Ligën e Kampionëve nuk do të fillonte deri më 20 tetor.