
Nga dita e nesërme do të mund të shkoni me autobus në Aeroport.
Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 maji, do të fillojë funksionimi i rregullt i linjës së trafikut urban Prishtinë-Aeroport-Prishtinë.
Nisjet na Prishtina do të bëhen për çdo një orë duke filluar nga ora 3 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.
Nisja e autobusit do të bëhet nga Stacioni i Autobusëve, e që do të përshkojë qendrën, rrugën Xhorxh Bush tek Katedralja dhe rrugën tek Pallati i Rinisë.
Njoftimi i plotë i Shpend Ahmetit.
Lajm i mirë!
Prej nesër (1 maj) fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë.
Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.
Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë.