Nga dorëheqja e Edi Ramës te ndryshimet kushtetuese, publikohen pesë kërkesat e protestueve

22:10 | 22 Qershor 2026
nga-doreheqja-e-edi-rames-te-ndryshimet-kushtetuese,-publikohen-pese-kerkesat-e-protestueve

Në ditën e 23-të të protestës, Grupi Koordinues ka bërë publike platformën politike të lëvizjes, duke deklaruar se kërkesat janë rezultat i propozimeve të qytetarëve gjatë 22 ditëve të mobilizimit.

Sipas deklaratës, protestuesit kërkojnë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë:

* Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
* Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Anulimin dhe shfuqizimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore, konkretisht:

* Anulimin e ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
* Anulimin e ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë Kulturore”;
* Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”;
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5. Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila sipas Grupit Koordinues duhet të përpilohet pas konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

Grupi Koordinues thekson se këto kërkesa janë “të qarta, legjitime dhe të panegociueshme” dhe se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e tyre./Vna.al

Komento: