Nga e hëna, Shqipëria lehtëson masat kundër koronavirusit

19:41 | 10 May 2020

Nga dita e hënë në Shqipëri pritet të lehtësohen masat kundër koronavirusit.

Kështu, disa biznese pritet që të rifillojnë aktivitetin normalisht.

Disa prej bizneseve që hapen janë parukeritë, berberhanet, klinikat dentare, si edhe disa aktivitete në qendrat tregtare.

Hapja e këtyre bizneseve do të shoqërohet me një plan të rreptë sigurie.

Po ashtu edhe automjetet do të lejohen që të lëvizin pa autorizim, prej orë 05:00 deri në orën 17:30, njofton noa.

Ndryshim do të ketë edhe për të karantinimin e shqiptarëve që vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Ata mund të qëndrojnë pranë familjeve të tyre, por duke u vetizoluar për 14 ditë.

Komento: