Nga fillimi i marsit, 60 bashkatdhetarë kanë ardhur nga Italia në Suharekë

21:59 | 15 Mars 2020

Tashmë janë konfirmuar nëntë raste me koronavirus në Kosovë.

Nga fillimi i marsit e deri një javë ma parë, në Suharekë kanë ardhur për vizitë rreth 60 persona nga Italia.

Bashkëatdhetarët tashmë janë akomoduar në shtëpitë e tyre pranë familjarëve.

Iu është bërë thirrje që të vetëizolim dhe evitim të kontakteve me njerëz.

Kontaktoni në numrat e telefonit zyrtar për këtë rast: 038-200-80-800.

Tashmë ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus. Vetëm sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja. Deri tash COVID-19 është lajmëruar në Viti, Klinë dhe Malishevë.

Rritjen e numri të personave me koronavirus e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Komento: