Nga Gjermania riatdhesohen 1 mijë e 400 qytetarë të Kosovës

10:51 | 07 Qershor 2020

Riatdhesohen 1 mijë e 400 qytetarë të Kosovës nga Gjermania.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se sot janë realizuar edhe dy fluturimet e fundit të posaçme nga Dusseldorfi dhe nga Stuttgarti, në të cilat ishte paraparë riatdhesimi i qytetarëve nga Kosova në bazë të listave emergjente.

Sipas njoftimit të kësa Ambasade deri më tani janë riatdhesuar 1 mijë e 400 qytetarë nga Kosova.

Me këtë rast ambasadori i Kosovës Beqë Cufaj, ka falënderuar të gjithë stafin diplomatiko konsullur të Kosovës në Stuttgart, Düsseldorf, Munih, Frankfurt, Hamburg dhe Berlin për angazhimin e jashtëzakonshëm në muajt e pandemisë, e po ashtu edhe Qendrat Emergjente të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe para së gjithash të Qendrave Operative Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

“Si Misioni më i madh i Kosovës me numrin më të madh të bashkëkombasve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani jemi ballafaquar me kërkesat më të shumta për raitdhesim. Kemi punuar ditë e natë që t’i informojmë dhe t’u shërbejmë shtetasve. Respektimi i ligjit dhe komunikimi me shtetasit kanë qenë moto e punës sonë- edhe kur kemi arritur të ndihmojmë por edhe atëherë kur nuk kemi mundur të realizojmë kërkesat. Për të gjithë shtetasit kam vetëm një mesazh: falemnderit për durimin”.

Komento: