Nga Inteligjenca Artificiale te Gastronomia, Sporti dhe Biznesi, vjen nr i ri i Revistës Suksesi

15:24 | 09 Maj 2026

Nr i ri i Revistës Suksesi vjen më i pasur se kurrë, duke sjellë intervista ekskluzive me ekspertë të Inteligjencës Artificiale (AI), profesionistë të IT-së, sipërmarrës të njohur, personalitete nga diplomacia, akademia dhe figura inspiruese që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në fushat e tyre.

Në këtë edicion do të lexoni histori unike suksesi, rrëfime frymëzuese, sfida reale të rrugëtimit profesional dhe vizione për të ardhmen në një botë që po ndryshon me shpejtësi nga teknologjia dhe inovacioni.

Revista sjell nga afër mendimet dhe përvojat e njerëzve që po ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë, biznesit dhe teknologjisë moderne, duke u bërë inspirim për gjeneratat e reja.

Nga inteligjenca artificiale dhe inovacioni, te biznesi, lidershipi, sporti dhe diplomacia – ky numër i Revistës Suksesi është një kombinim i dijes, inspirimit dhe suksesit.

Mos e humbisni numrin më të ri të Revistës Suksesi e gjeni në Librarinë Buzuku dhe në gjithë Prishtinën.

Komento: