Nga java e ardhshme pritet ndryshim i motit – temperaturat mund t’iu befasojnë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nga java e ardhshme pritet ndryshim i motit – temperaturat mund t’iu befasojnë

19:08 | 16 Tetor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.

Komento: