Nga KEK-u tregojnë kur do të lëshohet ngrohja në Prishtinë

14:02 | 25 Tetor 2020

Kek-u tregon kur do të lëshohet ngrohja.

Termokosi ka ndërprerë furnizimin me energji ngrohëse nga data 23 tetor si pasojë e rënies nga sistemi i të dy blloqeve të TC Kosova B, që ka pamundësuar furnizimin me avull nga KEK-u

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka thënë se kjo ka ndodhë si pasojë e rrjedhjes të disa gypave, ku ekspertët, pastaj e kanë vlerësuar se për të mos krijuar avari, duhet të hiqet prej funksioni.

Bucolli ka thënë se që nga ora gjashtë e mëngjesit është lëshuar blloku, dhe brenda ditës Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme.

“Ka ndodhë një problem teknik, që ka pasur rrjedhje në gypa edhe ekspertet e kanë vlerësuar që për të mos krijuar avari më të madhe e kanë tërheq prej funksionit, për një kohë të shkurtër e kanë sanuar dhe sot në mëngjes është lëshuar blloku. Vetëm derisa të nxehet uji, e brenda ditës besoj që Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme”, ka thënë Bucolli.

Komento: