Nga këto komuna vijnë 82 rastet që u konfirmuan sot me koronavirus

20:06 | 19 Qershor 2020

Ka shkuar në 1998 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike njofton se nga 456 teste që janë bërë sot, 82 kanë dalë pozitive për koronavirus, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Ndërkaq IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 7 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: