Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:20 | 01 Janar 2021

Janë konfirmuar 174 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 174 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 445 pacientë kurse një person ka ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: