Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:09 | 11 Janar 2021

Janë konfirmuar 206 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

ISHPK njofton se nga 1.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 206 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 389 pacientë të tjerë kurse 6 persona kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: